6/21/13

PS mbyll fushaten ne Vlore e Shkoder

SHKODER/VLORE - Pak orë përpara mbylljes së fushatës elektorale, Partia Socialiste zhvilloi në të njëjtën kohë dy mitingje përmbyllëse në qytetin e Vlorës dhe në Shkodër. Kryesuesit e listave të kandidatëve në qarqe, iu drejtuan njëkohësisht mbështetësve të mbledhur në Shkodër dhe Vlorë, përmes ekraneve gjigande të vendosura në sheshe.

Mbyllet fushata e PD

Partia Demokratike po mban në këto momente në Tiranë mitingun e saj përmbyllës të fushatës zgjedhore. Kryeministri Sali Berisha ftoi shqiptarët, pa dallime politike, që të bashkohen me 23 qershor për të garantuar ëndrrën e shqiptarëve, Shqipëria vend i zhvilluar.

5/7/13

Arben Malaj jashtë listës së PS


Një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Socialiste, Arben Malaj është lënë jashtë listës së PS për deputete për zgjedhjet e 23 qershorit.
Malaj ka vendosur të kandidojë si deputet i pavarur në Vlorë.
Vetë deputeti, Arben Malaj la para kohe mbledhjen e Kryesisë së Partise Socialiste tha se vendimi që e la jashtë listës ishte tërësisht individual i Edi Ramës.

4/29/13

Rama: Ministrat e PS do lënë mandatin e deputetit, këtë KQZ le ta mbajë Berisha


Kryetari i PS, Edi Rama mblodhi sot në tryezë të rrumbullakët gazetarë të mediave të ndryshme me të cilët zhvilloi një bashkëbisedim. Rama ka zbardhur për gazetarët detaje të marrëveshjes me LSI. Kryesocialisti bëri me dije se kreu i LSI-së Ilir Meta ka përjashtuar LSI-në nga prezenca e zgjeruar në listat zgjedhore.

Sa i përket ngritjes së një komisioni hetimor për zbardhjen e ngjarjes në Vjenë me diplomatin Egin Ceka, Rama tha se komisionet hetimore kanë dëshmuar vetëm rrënim të mëtejshëm të qeverisë.

Berisha: Aleanca e majtë, ‘qelbësirat’ bashkë kundra meje, halat e Lalzit do u ngecin në fyt


Kryeministri Sali Berisha ka qenë i pranishëm paraditen e sotme në rikonstruksionin e rrugës Kodhel-Dajç- Blinisht. Në një fjalë para banorëve të zonës, Berisha nuk ka kursyer akuza ndaj kundërshtarit politik, Edi Rama dhe aleatëve që i janë bashkuar në koalicion për zgjedhjet parlamentare 2013.

Sipas Berishës, Rama ka fyer dhe vetë aleatët me thirrjen që u ka bërë për koalicion.

4/11/13

Zgjedhjet 2013 :Grupi i PS, kundër zëvendësimit të anëtarit të LSI


Pak para nisjes se seances plenare te Kuvendit, ne te cilen pritet te behet zevendesimi i anetaretit te LSI-se, me nje nga dy kandidaturat e propozuara nga PR, Partia Socialiste ka mbledhur grupin e saj parlamentar.
Mbledhja ka marre ne shqyrtim pikerisht qendrimin qe do te mbaje grupi parlamentar ne seancen e sotme te Kuvendit.
Ne mbyllje te mbledhjes u mesua se per zevendesimin e anetarit te LSI-se nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te votohet kunder.

Zgjedhje 2013 :Koalicionet, Lesi: Ofertë dashamirëse nga miku i vjetër Rama. Do ta shqyrtoj me kryesinë


Kreu i LDK-së, Nikoll Lesi ka pranuar se ka marrë një ftesë nga kreu i PS-së, Edi Rama për koalicion me socialistët.
Në mbyllje të takimit, nga selia e PS, Lesi ka deklaruar se ka qenë takim miqësor me atë që ai e ka cilësuar mik të vjetër.
“Takim miqësor, si miq të dikurshëm të vjetër, ai ka qenë bashkëpunëtor i mirë i gazetës Koha Jonë’, folëm edhe për situatën politike dhe pranoj se kam një ftesë nga Rama”- ka thënë ai.

Zgjedhjet 2013 :Aleanca me PS, dorëhiqet Petrit Vasili si nënkryetar i Bashkisë, Tiranë


Me pranimin e koalicionit parazgjedhor me Partinë Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim po vijon të lirojë postet politike që mbante në qeveri dhe administratën publike.

Një ndër largimet nga postet zyrtarë pas aleancës PS-LSI ka qenë ditën e sotme dhe ajo e z Petrit Vasili ka dhënë dorëheqjen si nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Mësohet se Vasili ka informuar kreun e Bashkisë, z Lulzim Basha përmes një letre ku theksohet se “angazhimi im elektoral ka qenë dhe motivacioni për marrjen e këtij vendimi”.

Zgjedhjet 2013:E majta braktis mbledhjen, bllokohet KQZ, Biba e Shtylla: Mos na trajtojë politika si kukulla lecke!


“KQZ-në nuk e do të pavarur politika. Kjo sot është një ditë e zezë”. Kështu e ka cilësuar nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, vendimin për lirimin nga detyra në KQZ, të anëtarit të LSI-së dhe zëvendësimin e tij sot nga Kuvendi.

Mbledhja e KQZ përfundoi sepse anëtarët e majtë në këtë komision u larguan nga mbledhja pas debatit mbi zëvedësimin e anëtarit të LSI në KQZ. Me këtë largim anëtarët e majtë bllokojnë KQZ pasi nuk ka kuorum për të vijuar mbledhjen. Minimumi duhen 4 anëtarë për të vijuar mbledhjen, por pas largimit të anëtarëve të majtë, KQZ ka mbetur vetëm me 3 anëtarë.

“E hoqën kolegun tonë e hoqën si të ishte përfaqësues partie në KQZ. Personalisht jam shumë i tronditur nga ngjarja dhe theksoj se sot ka qenë ditë e zezë dhe do bëhet më e zezë nëse ata në parlament do e votojnë këtë”

Kryetarja Lleshi i bëri thirrje Bibës që të mos vijojë debatin politik pasi është jashtë rendit të ditës dhe në kundërshtim me rregullat.
“Është diskutim politik dhe kjo tavolinë nuk e pranon një diskutim të tillë”.

“Moj zonja kryetare, kjo që ndodhi është shumë e shëmtuar, nuk pajtohem me këtë vendim”, tha Biba.

Në mbështetje të diskutimit të nisur nga Biba vijoi dhe Albana Shtylla.
“Nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asnjë gjë. Këta anëtarë po trajtohen si kukulla lecke dhe sa herë që i gjithëpushtetshti kërkon të ndërrojë anëtarët e KQZ. Janë në kundërshtim të plotë nga çka thënë partneri ndërkombëtar. Është në nderin tonë t’i përmbahemi raporteve të OSBE-ODHIR, që thotë larg duart nga KQZ. Ju ftoj të reagoni se jo pak herë me fjalë keni kërkuar që politika të rrijë larg KQZ, bëjeni këtë me vepra dhe jo me fjalë të bukura, zonja kryetare”, tha Shtylla.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Njazi Kosovrasti që vuri në dukej se anëtarët e PS po shkelin rregullat në mbledhje.
“Mënyra sesi e filluat mbledhjen cënon kodin zgjedhor. Nuk mundeni ju anëtarë të KQZ, të bëni debate politike. Probleme jashtë rendit të ditës i sjellim ne në tavolinën tua”.

Në mbledhjen plot me debate mungoi anëtari i LSI, Ilirjan Muho.

Pas debateve, anëtarët e majtë braktisën mbledhjen e sotme të KQZ.
“Sot më shumë se kurrë në këtë mbledhje duhet të kishin folur anëtarët e KQZ”, tha Gjoncaj.

Zgjedhjet 2013 :Berisha në Kashar,Ne zhvillojmë Shqipërinë, Rama le të hajë ngjalat


Kryeministri Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me banorë të Kasharit u shpreh se Shqipëria vend i zhvilluar mund të bëhet vetëm me një Shqipëri rurale të zhvilluar teksa ka sulmuar kreun e opozitës Edi Rama.

"Qeveria do të bëjë gjithçka për zhvillimin dhe modernizimin e mëtejshëm të sektorit të bujqësisë në të gjithë vendin", ndërsa, duke iu referuar kreut të opozitës, ai u shpreh se para se të largohej nga bashkia e Tiranës ka lënë 250 kilometra rrugë dhe rrugica të pa shtruara në kryeqytet. Prandaj, tha Berisha, "le t’i lëmë Ramës të hajë ngjalat dhe ne të merrremi me investimet", tha Berisha

Zgjedhjet 2013:KQZ, Wollfarth,Duam sqarim për vendimin e PD, Sequi, Po shqyrtojmë cështjen


Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth, paralajmëron se do të kërkojë sqarim për vendimin që Komisoni i Ligjeve mori ditën e djeshme për lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së, Ilirian Muho.

Gjatë një prononcimi për mediat ambasadori thekson se duhet shpjeguar baza ligjore me mbi të cilën PD ka ndërmarrë këtë veprim teksa ka kërkuar që institucionet të marrin vendime të kujdesshme dhe me konsensus.

"Aspektet politike varen nga palët politike, por aspektet ligjore duhet të jenë në vëmendje të të gjitha palëve. Duhet të shohim bazën ligjore me të cilën është marrë një vendim i tillë. Do të kërkojmë edhe një sqarim, sigurisht që kjo kërkon kohë dhe për këtë arsye çdo vendim duhet të merret me kujdes të madh dhe konsensus", tha ambasadori Wollfarth

4/10/13

Berisha ng qyteti i Beratit sulmon programin e PS


Kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi me fërmerët e Beratit pasditen e sotme, deklaroi se zhvillimi dhe modernizimi i metejshëm i fermerëve shqiptarë, suksesi në rritje i tyre, është një nga qëllimet më madhore te qeverisë.

"Ne besojmë se Shqipëria nuk mund të jetë vend i zhvilluar pa një fshat të zhvilluar", tha kryeministri Berisha.

Komisioni i Ligjeve 'liron' anëtarin e LSI nga KQZ. Naço: PD nisi manipulimin e zgjedhjeve


Komisioni i Ligjeve miratoi lirimin nga detyra të anëtarit të propozuar nga LSI-ja në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pas daljes së Lëvizjes Socialiste për Integrim nga qeveria.

Televizioni "News 24" zbardhi më herët kërkesën zyrtare të PD-së për shkarkimin e anëtarit të propozuar nga LSI në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kërkesa e firmosur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Pazoti, i drejtohet kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, të cilës i kërkohet të nisin pa vonesë procedurat e zëvendësimit të anëtarit të KQZ-së Ilirjan Muho, më qëllim respektimin e baraspeshimit politik në komision.

4/9/13

PD: Rama tenton të mbulojë rebelimin brenda PS, fton Internacionalistë të dështuar


Partia Demokratika ka reaguar në lidhje me zhvillimet më të fundit politike branda kampit rozë. Deputeti Gerti Bogdani në një konferencë për shtyp ka sulmuar kryesocialistin Edi Rama se po tenton të mbulojë rebelimin brenda PS-së duke ftuar personalitete të Internacionales Socialiste të dështuar.

“Javën që kaloi z.Rama telefonoi e solli në Tiranë shokët e tij humbës të Internacionales Socialiste, që kanë të njëjtin fat si ai, në një përpjekje te dëshpëruar për te shuar rebelimin që ka nisur ne partinë e tij dhe përpjekjen për të ardhur në pushtet me çdo kusht.

PS: Makrabiteti i krimit ndaj grave dhe vajzave dëshmi e varfërisë


Partia Socialiste ka vijuar edhe sot asaj që ajo e quan, “100 arsye për të mos votuar Berishën”. Deputetja e PS-së Eglantina Gjermeni, në një deklaratë për mediat akuzoi qeverinë se makabriteti i rasteve që na paraqet kronika e zezë janë dëshmi e varfërisë dhe dëshpërimit social por dhe e pasigurisë për jetën që është kthyer në makth për shqiptarët.

“76 ditë na ndajnë nga 23 qershori, dita kur shqiptarët do të ndëshkojnë me votë Sali Berishën. Dhuna ndaj grave dhe vajzave, krimi në familje ka pësuar rritje të frikëshme në këto vitet e fundit. Makabriteti i rasteve që na paraqet kronika e zezë janë dëshmi e varfërisë dhe dëshpërimit social por dhe e pasigurisë për jetën që është kthyer në makth për shqiptarët.

Oketa: Më 30 prill mbledhim Kuvendin e FRD


Nënkryetari i FRD-së njëherësh deputeti i kësaj force, Gazmend Oketa nëpërmjet një deklarate për mediat bëri me dije se FRD-ja do të mbledhë më 30 prill Kuvendin Kombëta per te percaktuar kandidaturat per deputete te ardhshem.

Oketa nuk përjashtoi mundësinë që FRD-ja të hyjë në zgjedhje si forcë e vetme.

Lesi: I sigurt që do jem në një tribunë me qindra mijëra votues


Kreu i LDK-së, Nikollë Lesi në prag të zgjedhjeve parlamentare të 21 qershorit i bën apel partive politike që emrat e kandidatëve për deputet të mos jenë pjesë e pazarit politik, por e kontributeve. 

Në një deklaratë për mediat, Lesi thekson se ajo që i duhet situatës politike në vend është bashkërendimi ti punëve dhe jo lojë kulisash. 

Lesi shprehet i sigurtë se më 23 qershort do të jetë ‘një tribunë me qindra mijëra votues’. 

4/7/13

Milo: Bashkëpunimi PS-LSI jo transparent


Bashkëpunimi parazgjedhor i PS-së me LSI-në është jo transparent. Ky ishte reagimi i parë që kryetari i Demokracisë Sociale, Paskal Milo, bëri dje për koalicionin e dy forcave politike të majta.
“Bashkëpunimi i PS me LSI ishte një skemë ku nuk u pyetën aleatët e tjerë të majtë të PS-së, çka u përjashtuan nga ky proces jo transparent. PDS do të jetë pjesë e frontit opozitar që do ta largojë këtë qeveri të korruptuar. Ne vijmë edhe në këto zgjedhje si forcë e majtë, por mund të them se koalicionet ndërtohen mbi bazën e negociatave të partive që duan të marrin pjesë në koalicion dhe ne jemi pjesë e një procesi negocimi ku do të kulmohet me një marrëveshje. Forca jonë politike nuk mund të pranojë korrupsionin dhe as koalicionet që ndryshojnë ngjyrë si kameleonët dhe as mund të harrojmë 21 janarin, ndaj për këtë do të jemi forca më e drejtë në këto zgjedhje elektorale”, tha Milo.

Rama: Asnjë kusht për marrëveshjen me LSI


Kreu i PS-se, Edi Rama ka perseritur sot se synimi i pare eshte largimi i Berishes, duke deklaruar se PS eshte e vendosur te zgjeroje edhe me tej koalicionin.
Deklarata u be pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ayala, ne nje konference per mediat.
“Sot kemi një koalicion që është më i madh dhe përballë kemi një kundërshtar të vetmuar. Jemi të vendosur të zgjerojmë edhe më shumë koalicionin dhe nga ana tjetër ta lëmë edhe më të vetmuar kundërshtarin.”

Berisha me fermerët në Vlorë: Do subvencionojmë edhe mbrojtjen e ullirit


Kryeministri Berisha bashkëbisedoi në Vlorë me fermerët që kryesisht kultivojnë mbjelljen e ullirit dhe prodhojnë vaj ulliri. Kreu i qeverisë tha se grantet për ta në katër vitet që e ardhshme do të trefishohen dhe pas projektit të kombëtar të mbjelljes së ullirit do të merren masa për mbrojtejen e tij. Kjo ishte edhe një nga kërkesat e fermerëve që u takuan me kryeministrin në qendrën shtetërore të teknologjive në Vlorë. Kryeministri ka premtuar sistemin e vaditjes, subvencionimin e fermerëve për njësi prodhimi, dhe ndërtimin e rrugëve që lidhin fshatrat me njëra-tjetrën.

Internacionalja Socialiste:E ARDHMJA MË E MIRË FALË KOALICIONIT RAMA-META


Koalicioni parazgjedhor PS-LSI solli sot në Tiranë, Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ayala, i cili do të zhvillojë takime të ndara me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama dhe me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta.

Ayala dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, u takuan në orën 09:30. Më pas, në orën 10:30 është parashikuar takimi me kryetarin e PS-së Edi Rama, në selinë rozë. Pak ditë më parë në Tiranë ishte edhe zv/presidenti i parë të Parlamentit Europian, Gianni Pittella, që u takuar me krerët e PS-së e LSI-së.

Kreu i PDIU, takohet vetëm me një nga relatorët e rezolutës çame


Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi pritej të takohet sot me 2 relatorët e Rezolutës Çame , por në pamundësi të relatorit demokrat Fatbardh Kadilli takimi po zhvillohet vetëm me relatorin Qemal Minxhozi

Relatori i PD, Fatbardh Kadilli bën me dije se ka njoftuar për pamundësinë për të marrë pjesë në takim pasi ndodhet për takime me elektoratin në Pogradec. Sipas Kadillit takimi u la të zhvillohej ditën e martë, por më pas u caktua dita e sotme.

AK, sot proteste kunder qeverise


TIRANE- Kryetari i Aleancës Kuq e Zi për Tiranën, Rezar Balla, u bëri dje, thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e sotme, për largimin e kryeministrit. Protesta do të zhvillohet sot, në orën 11:00, në sheshin “Skënderbej”. “Liria dhe demokracia për të vendosur fatet e gjithsecilit prej nesh lyp nevojën për mobilizimin dhe bashkimin e fuqisë së zërit dhe mendjes”, - tha dje, Balla.

4/6/13

PD akuzon kryetarin e PS-së Edi Rama për mashtrime


TIRANE - Partia Demokratike, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook” akuzon kryetarin e PS-së Edi Rama për mashtrime. Duke reaguar ndaj deklaratave të kryesocialistit në Elbasan, PD rëndit disa nga ato që i konsideron si sajesa të kryetarit të PS-së.

“Z. Rama dhe shokët e tij shpikin aq shumë ide imagjinare nga salloni mavi, saqë është e vështirë të mbash hapin me këto sajesa. Por ja disa prej tyre:
Z. Rama nga Elbasani: Analfabetizmi ka arritur 15%
E Vërteta: Ky është një ofendim ndaj të gjithë Shqiptarëve. Censusi i 2011 tregon që analfabetizmi është ulur me 50% dhe është vetëm 2.4% sot.

PS prezanton programin ne qyteti i Elbasanit


ELBASAN - Partia Socialiste prezantoi sot në qytetin e Elbasanit, programin e saj “Për një Rilindje Shqiptare. Kryesocialisti Edi Rama siguroi mbështetësit e PS-së se aleanca parazgjedhore me LSI-në do të bëjë të mundur mbrojtjen e votës më 23 qershor. Lideri i opozitës tha se koalicioni opozitar do të forcohet edhe më tej, ndërsa nënvizoi se zotimet dhe parimet e programit të PS-së nuk do të lëvizin asnjë presje. 

“Sot jemi koalicion më i madh, bashkimi ynë me LSI ka ndryshuar vetëm një gjë. Sot vota e fitores sonë është më e mbrojtur nga vjedhja, ndërsa Saliu dhe familja e tij janë më të vetmuar në humbjen e tyre. Por koalicioni ynë do të jetë më i madh deri ditën kur do të regjistrohet për të hyre ne zgjedhje.”- u shpreh Rama