4/7/13

AK, sot proteste kunder qeverise


TIRANE- Kryetari i Aleancës Kuq e Zi për Tiranën, Rezar Balla, u bëri dje, thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e sotme, për largimin e kryeministrit. Protesta do të zhvillohet sot, në orën 11:00, në sheshin “Skënderbej”. “Liria dhe demokracia për të vendosur fatet e gjithsecilit prej nesh lyp nevojën për mobilizimin dhe bashkimin e fuqisë së zërit dhe mendjes”, - tha dje, Balla.



Ai u shpreh se, “demokracia, liritë, të drejtat dhe e ardhmja tashmë janë përqendruar në duart e pista të shtetasit Berisha dhe një
grushti njerëzish që kombin dhe atdheun e vendosin në plan të dytë, pasi në plan të parë kanë vendosur interesat e ngushta dhe meskine të gjithsecilit prej tyre”. Sipas tij, “Aleanca Kuq e Zi vjen si e vetmja alternativë opozitare, e cila përgjatë dy viteve nuk ka reshtur së denoncuari dhe demaskuari çdo aferë korruptive, kriminale dhe antishqiptare të kësaj klase politike krejtësisht antikombëtare”.

POLICIA TENTON TE NDALOJE AKTIVISTET
Policia Shtetit tenton të ndalojë disa nga autobusat e aktivistëve që janë nisur drejt Tiranës mbrëmjen e djeshme. Në rast provokimesh të tjera këshillohen aktivistet të jenë në rresht të grupuar, të fotografojnë dhe filmojnë cdo incident dhe ti përgjigjen pengesave me bllokim të akseve kryesore. Ska Berishian që mund ta ndal ortekun kuqezi drejt Tiranës”, thekson AK në jnë postim në rrjetin social ‘Facebook”.

No comments:

Post a Comment