4/7/13

Berisha me fermerët në Vlorë: Do subvencionojmë edhe mbrojtjen e ullirit


Kryeministri Berisha bashkëbisedoi në Vlorë me fermerët që kryesisht kultivojnë mbjelljen e ullirit dhe prodhojnë vaj ulliri. Kreu i qeverisë tha se grantet për ta në katër vitet që e ardhshme do të trefishohen dhe pas projektit të kombëtar të mbjelljes së ullirit do të merren masa për mbrojtejen e tij. Kjo ishte edhe një nga kërkesat e fermerëve që u takuan me kryeministrin në qendrën shtetërore të teknologjive në Vlorë. Kryeministri ka premtuar sistemin e vaditjes, subvencionimin e fermerëve për njësi prodhimi, dhe ndërtimin e rrugëve që lidhin fshatrat me njëra-tjetrën.



Ky mund të jetë bashkëbisedimi ku kryeministri Sali Berisha ka ndeshur më shumë problematikë tek fermerët, por dhe më shumë urime.
Kanë krijuar disa mënyra organizimi, për zhvillimin e krahinës së tyre në Vlorë, kanë bërë dhe studime për të cilat iu ankuan kryeministrit se nuk janë dëgjuar.

Projekti kombëtar i mbjelljes se ullirit për të cilin grantet premtohen të trefishiohen ka patur sukses, por të papriturat që kanë ndodhur duan përgjigje.

U ankuan dhe për një konkurencë të pandershme ndaj fidanëve vendas nga ato të importit. Berisha e miratoi nevojën e ndërhyrjes, sepse të djathtë kanë një projekt tjetër nga ai i të majtëve.

Dikush foli në emër të një fshati demokrat. Me modesti kërkoi të dinte për rrugën ende të pandërtuar.

Mesazh i ka dërguar edhe një tjetër qytetar. Ka ardhur të marrë përgjigje të drejtpërdrejtë.
Ky fermer kultivon 1 mijë hektar ulli. Ka udhëtuar për të takuar kryeministrin, ka menduar edhe si ta kënaqë.

E përfshijnë dhe pak në politikë.

Më pas duan fotografi dhe subvencionim për fabrikën e ullirit. Garantojnë ulje drastikë të çmimit të vajit.

Përgëzimet vijnë dhe nga investitorë italianë, ndihen mirë me sistemin e taksave.
Është momenti për t’i përshëndetur, ka nxënë shumë prej tyre.

Ne Vlore, Kryeministri Berisha vizitoi edhe nje fabrike te prodhimit te vajit tw ullirit ekstra vergine (bio), qe ka nisur veprimtarine e tij ne vitin ‘95. Kjo fabrike, qe ka hyre ne treg duke marre si nxitje te pare nje kredi bankare, me aktivitetin e saj ka bere te mundur rritjen e prodhimit si dhe te cilesise, duke siguruar certifikata nderkombetare dhe operon sot si ne tregun shqiptar ashtu edhe ne ate nderkombetar europian si dhe ne New Jork.

No comments:

Post a Comment