4/10/13

Berisha ng qyteti i Beratit sulmon programin e PS


Kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi me fërmerët e Beratit pasditen e sotme, deklaroi se zhvillimi dhe modernizimi i metejshëm i fermerëve shqiptarë, suksesi në rritje i tyre, është një nga qëllimet më madhore te qeverisë.

"Ne besojmë se Shqipëria nuk mund të jetë vend i zhvilluar pa një fshat të zhvilluar", tha kryeministri Berisha.



Gjatë bashkëbisedimit, kreu i qeverisë sulmoi programin e PS “Për një Rilindje Shqiptare’. Sipas Berishës në 8 vite, opozita nuk i ka premtuar asgjë për fermerët, përvec naftës e cila sipas tij avulloi në xhepat e socialistëve. Kryeministri tha se politika e kryesocialistit Rama do të marrë përgjigjien e merituar me 23 qershor.

“Vështroni alternativën tjetër. Më thoni ju, në 8 vjet keni dëgjuar qoftë një propozim t vyer për ju përvec naftës. Ato e dhanë por avulloi në xhepat e tyre, por nuk erdhi tek ju. Ne do veprojnë që cdo gjë të vijë tek ju. Thotë unë do heq TVSH për ushqimet, por kjo do thotë të godasësh cdo prodhim shqiptar, unë nuk jam kundër konkurrencës, por unë jam për konkurrencë të ndershme. Kjo është politikë kokëposhtë e zotërisë së tij dhe do marrë përgjigjen e merituar me 23 qershor. Do rrisë taksat për bizneset, harrohet se agrobiznesi që ju jeni lidhur në mënyre jetike është nje nga bizneset jetësore, por nëse rrit taksat për bizneset e mëdha dekurajon që të investojnë, por edhe investitorët e huaj. Cfarë më thanë ata, ato thanë se janë të shqetësuar. Nëse vendoset taksa progresive më thanë pse do vijnë, jam i bindur se ju keni mencurinë dhe praktikën për të bërë zgjedhjet dhe zgjidhjet që ju interesojnë”, deklaroi Berisha.

No comments:

Post a Comment