4/7/13

Internacionalja Socialiste:E ARDHMJA MË E MIRË FALË KOALICIONIT RAMA-META


Koalicioni parazgjedhor PS-LSI solli sot në Tiranë, Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ayala, i cili do të zhvillojë takime të ndara me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama dhe me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta.

Ayala dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, u takuan në orën 09:30. Më pas, në orën 10:30 është parashikuar takimi me kryetarin e PS-së Edi Rama, në selinë rozë. Pak ditë më parë në Tiranë ishte edhe zv/presidenti i parë të Parlamentit Europian, Gianni Pittella, që u takuar me krerët e PS-së e LSI-së.



AYALA: E ARDHMJA MË E MIRË FALË KOALICIONIT RAMA-META 
Ora 10:25 Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ayala vlerësoi se koalicioni mes PS-LSi do të sigurojë një të ardhme politike më të mirë për Shqiprinë dhe shqiptarët. Ayala premtoi mbështetjen e Internacionales Socialiste për zgjedhjet e 23 qershorit me qëllim mbajtjen e një procesi të lirë dhe demokratik.

“Jam shumë i kënaqur që jam në Shqipëri. E e gjithë lëvizja botërore e social demokratëve dhe socialistëve që pjesë në organizatën time i ka ndjekur me interes zhvillimet politike në Shqipëri, dhe i kemi shoqëruar ata që ndajnë bindjet e njëjta me organizatën tonë. Ne jemi këtu të mbështesim forcat që ndajnë idealet tona dhe bindjen tona. Kam ardhur sot se Shqipëria gjendet në një moment shumë të rëndësishëm. Ne kemi parë për një moment ndryshimin. Të gjitha forcat progresive janë bashkuar për këtë lloj ndryshimi. Erdha të flas me Ilirin sot, dhe më pas do të flas me Edi Ramën. Kam ardhur këtu për ti përgëzuar për vendimin e rëndësishëm fondamental që së ashku kanë marrë. Duke krijuar këtë koalicion, duke bashkuar forcat s bashku, për të bërë realitet që shqiptarët kanë luftuar për shumë kohë. Sot politika premton një të ardhme me të mirë falë vendimit të këtyre zotërinjve,. Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, është lajm i mirë për të gjithë familjen progresive në të gjithë botën dhe është një lajm i mirë për Internacionalen Socialiste. Ne do jemi këtu me 23 qershor, duam t’ju shoqërojmë ju dhe shqiptarët në përpjekjet e tyre për zgjedhjet ë lira. Dhe mbi të gjitha për axhendën që sjell mundësi në Shqipëri dhe për axhendën që sjell ndryshimin që jemi përpjekur prej vitesh. Do ju shohim së shpejti Gjatë këtyre muajve dhe javëve në vijim do jemi shuam afërt dhe do jemi gati për axhendë fituese” theksoi Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ayala.

PS-LSI, META: OBJEKTIV KRYESOR FITORJA MË 23 QERSHOR DHE INTEGRIMI 
Ora 10: 20 Pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ayala gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp kreu i LSI-së Ilir Meta, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve nëse votimi i 3 ligjeve të integrimit është kusht për marrëveshjen mes dy partive të majta, vlerësoi se objektivi kryesor i koalicionit PS-LSI është fitorja e zgjedhjeve të 23 qershorit dhe integrimi.

Meta theksoi se koalicioni ri që synon rritjen e mundësive të alternativës të së majtës së bashkuar për sfidat evropiane të vendit.

“Ayala ndodhet në Tiranë për të biseduar me ne dhe për të na përgëzuar për iniciativën më të fundit që ka të bëjë me një koalicion të ri që synon rritjen e mundësive të alternativës të së majtës së bashkuar, për të pasur sukses në zgjedhjet e 23 qershorit dhe për të përballuar sfidat që vendi ka për të ardhmen sidomos në raport me përshpejtimin e integrimit Evropian” tha Meta.

“Me këtë rast dua ta falënderoj z. Ayala, për interesimin e Internacionales Socialiste për zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe për zgjedhjet e 23 qershorit. Për ne është i rëndësishëm ky bashkëpunim, i cili jam i bindur që do të kontribuojë në forcim të marrëdhënieve të Shqipërisë jo vetëm me familjen Evropiane dhe Botërore, por edhe proceset integruese të vendit”, shtoi.Meta.

No comments:

Post a Comment