4/6/13

PD akuzon kryetarin e PS-së Edi Rama për mashtrime


TIRANE - Partia Demokratike, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook” akuzon kryetarin e PS-së Edi Rama për mashtrime. Duke reaguar ndaj deklaratave të kryesocialistit në Elbasan, PD rëndit disa nga ato që i konsideron si sajesa të kryetarit të PS-së.

“Z. Rama dhe shokët e tij shpikin aq shumë ide imagjinare nga salloni mavi, saqë është e vështirë të mbash hapin me këto sajesa. Por ja disa prej tyre:
Z. Rama nga Elbasani: Analfabetizmi ka arritur 15%
E Vërteta: Ky është një ofendim ndaj të gjithë Shqiptarëve. Censusi i 2011 tregon që analfabetizmi është ulur me 50% dhe është vetëm 2.4% sot.

Z. Veliaj nga Elbasani: Në 2006, 56,000 nxënës mbaruan shkollën fillore. Në 2009, 36,000 nxënës mbaruan shkollën e mesme. Cfarë ndodhi me 20,000 studentë?
E Vërteta: Numri i studentëve që braktisin arsimin është ulur afërsisht me 60% gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike dhe tashme vetëm 1.35%
Z. Ylli nga Elbasani: Sali Berisha i ka zëvendësuar këndet sportive me pallate
E Vërteta: Z. Ylli dhe djali i tezes së tij, ndërtuan pallat në fushën sportive të shkollës Sinan Tafaj në qendër të Tiranës, falë një leje ndërtimi të kundra-ligjshme të dhënë nga Edi Rama
Z. Veliaj nga Elbasani: Premtoj se Partia Socialiste do të ofrojë transport për të gjithë studentët që jetojnë në fshatra.
E Vërteta: Shteti KA KOHE që ofron subvencione për transport për mësuesit, pasi problemi ishte mungesa e mësuesve në shkollat e fshatrave.”- thuhet në reagimin e PD-së.

No comments:

Post a Comment