4/29/13

Rama: Ministrat e PS do lënë mandatin e deputetit, këtë KQZ le ta mbajë Berisha


Kryetari i PS, Edi Rama mblodhi sot në tryezë të rrumbullakët gazetarë të mediave të ndryshme me të cilët zhvilloi një bashkëbisedim. Rama ka zbardhur për gazetarët detaje të marrëveshjes me LSI. Kryesocialisti bëri me dije se kreu i LSI-së Ilir Meta ka përjashtuar LSI-në nga prezenca e zgjeruar në listat zgjedhore.

Sa i përket ngritjes së një komisioni hetimor për zbardhjen e ngjarjes në Vjenë me diplomatin Egin Ceka, Rama tha se komisionet hetimore kanë dëshmuar vetëm rrënim të mëtejshëm të qeverisë.


Kreu i opozitës, konfirmoi se me ardhjen në pushtet socialistët të cilët do të marrin postin e ministrit do heqin dorë nga mandati i deputetit, kjo sipas Ramës do të krijojë një ekuilibër të ri dhe hapësirë më të madhe për kontrollin parlamentar.

Rama duke iu bashkuar mendimit të ndërkombëtarëve për kostituimin e KQZ, u shpreh i gatshëm për gjetjen e një zgjidhjeje, pavarësisht se la të kuptohet se nuk ka negociata mes palëve. Rama tha se Berisha mund ta mbajë KQZ, por sipas tij ai nuk do guxojë të prekë votat duke theksuar se historia nuk do të përsëritet.

RAMA: KOMISIONI HETIMOR NJË DËSHTIM. Më 24 PRILL, DITË E BUKUR T’I SHKULIM VESHIN VETES OSE TJETRIT 
“Sa i përket përmbajtjes, kam parë se kam pasur një mbështetje të madhe publike, propozimi i fate velaj, ditë kombtërae të shkuljes së veshit.Do ishte një ditë e bukur ku secili tia shkulte veshin vetes, apo tjetrit për cfarë do nevojë për të reflektuar për të përmirësuar veten dhe një tjetrin. Do ishte ditë e vecantë, në 365 ditët e vitit shqiptar”, kështu komentoi Rama sot gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë cështjen e incidentit në Vjenë me diplomatin Ceka.

Sa i përket ngritjes së një komisioni hetimor për zbardhjen e ngjarjes në Vjenë me diplomatin Egin Ceka, Rama tha se komisionet hetimore kanë dëshmuar vetëm rrënim të mëtejshëm të qeverisë.
“Sa i përket veshit, shprehem i kënaqur që mora medaljen e radhës nga PD dhe kryetari i saj, që do të thotë komisionin hetimor të radhës. Megjithëse nga komisioni në komision shfaqet dështimi dhe rrënimi i qeverisjes, rrënimi i përgjithshëm i PD që sot është një parti familjare”, tha Rama.

LISTAT RAMA: E NATYRSHME TË KETË STONATURA, POR DO JEMI NË LARTËSINË E SFIDËS 
I pyetur nëse PS i ka mbyllur listat e kandiodatëve për deputetë në qarqe dhe se ku ka konsistuar problematike deri tani, Rama bëri me dije se çdo punë me listat ka si qëllim, çuarjen para të projektit historik të PS.
“Në raport me listat e natyrshme që të ketë ndonjë stonaturë, dalje publike, i mirëkuptoj stonaturat dhe pse janë plotësisht të evitueshme, ne po punojmë dhe po bashkërendojmë idetë dhe sensin logjik të gjithë ndërtimit të skuadrës sonë ku janë përfshirë drejtues politike, drejtues lokalë dhe aktorë dhe faktorë të rëndësishëm të jetës politike brenda familjes sonë politike, por dhe të jetës sociale në zona dhe komunitete të ndryshme. Skuadra jonë kombëtare do jetë në lartësinë e sfidës në çuarjen përpara të projektit tonë histori”,- u shpreh Rama.

EDI RAMA: DO JEM DEPUTET NË PARLAMENT 
I pyetur nga ‘Gazeta Shqiptare” nëse do jetë emri i kryetarit të PS në listat për deputet, Rama e pohoi dhe siguroi se në legjislaturën e ardhshme do jetë në Parlament.

“Në sistemin e sotëm pjesa me e madhe e atyre që janë në parlament janë deputetë automatikisht. Sepse gara zhvillohet me palëve, dhe numri i deputetëve që janë mes hapësirës politike, është një numër i kufizuar. Unë patjetër do jem deputet si shumë të tjerë në skuadrën tonë kombëtare”.

RAMA: MINISTRAT E PS NUK DO JENË DEPUTETË
Kreu i opozitës, konfirmoi se me ardhjen në pushtet socialistët të cilët do të marrin postin e ministrit do heqin dorë nga mandati i deputetit, kjo sipas Ramës do të krijojë një ekuilibër të ri dhe hapësirë më të madhe për kontrollin parlamentar.

“E kundërta është e vërtetë, ministrat do zgjidhen mes deputetëve, por me marrjen e mandati të ministrit heqin dorë nga mandati i deputetit. Ato do jenë figura politike, që janë pjesë e skuadrës sonë të Rilindjes, por do të bëjnë një ndarje të punëve, sic kemi rënë dakord dhe e kemi sanksionuar në marrëveshjen me LSI, por edhe në marrëveshje me forcat e tjera të koalicionit duke bërë që pushtetet (legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor) të bëjnë funksionimin e tyre, dhe duke krijuar kështu një ekuilibër të ri dhe hapësirë të madhe për kontrollon parlamentar, por edhe për ti kryer punët në shërbim të publikut shumë më mirë duke shtuar numrin e njerëzve tanë pjesëmarrës në këtë hapësirë që nesër do jetë e ndarë mes Parlamentit dhe qeverisë”, sqaroi Rama.

RAMA: META PËRJASHTOI PREZENCËN E ZGJERUAR TË LSI NË LISTAT ZGJEDHORE 
Kreu i PS-së Edi Rama ka zbardhur detaje të marrëveshjes me LSI. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të News24 Arbër Hitaj, Rama theksoi se marrëveshja është e detajuar.

“Është marrëveshje e detajuar që e kemi disponibël, pasi është nënshkruar publikisht dhe mbi një tekst prej 15 pikash që janë a, b dhe zh e marrëveshjes sonë nuk ka asgjë tjetër përtej tekstit”, tha Rama

Ndërkohë, ndër të tjera kryesocialisti Rama, bëri me dije se kreu i LSI-së Ilir Meta ka përjashtuar LSI-në nga prezenca e zgjeruar në listat zgjedhore.

“Sa i takon skuadrës sonë dhe listave, besoj se është përjashtuar edhe nga vetë kryetari i LSI, pjesëmarrja e LSI me prezencë të zgjeruar në listat tonë. Në fund të fundit një gjë e sigurtë ne do i paraqesim shqiptarëve skuadër konkurruese dhe fituese dhe të aftë për të cuar para projektin për të Rilindur Shqipërinë. Nga ana tjetër do paraqitemi me aleancë për Shqipërinë Evropiane, më e gjera që ka pasur ndonjëherë në këtë vend në konkurrim zgjedhor. Si forca e parë e kësaj aleance jemi të vetëdijshëm për krijimin e një sinergjie përtej PS. Do thotë se do jemi ne kohezion dhe bashkërendim me aleatët” theksoi Rama.

RAMA: BASHKIMI PS-LSI, JA STRATEGJIA AFATSHKRUTËR DHE AFATGJATË
Kreu i PS-së vlerësoi se bashkimi PS-LSI nuk është as bashkim mekanik, as aritmetik, por bashkim strategjik me synim afatshkurtër fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit, dhe synim afatgjatë përsosjen e qeverisjes, duke lënë pas të shkuarën konfliktuale.

“Bashkimi i PS me LSI, nuk është bashkim mekanik dhe aritmetik dhe as bashkim për tu rikthyer në hullinë e së shkuarës me tensione që krijohen për shkak të kësaj ndarje. Por është bashkim strategjik që ka strategji afatshkurtër fitoren e thellë më 23 qershor dhe synim afatgjatë, përsosjen e mekanizmave të qeverisjes dhe krijimin e një sinergjie të re në spektrin e majtë”, shtoi Rama.

PARTITË E VOGLA, RAMA: DONIN ME SHUMË, POR JANË TË KËNAQURA 
Duke komentuar kërkesat e partive të vogla në lidhje me marrëveshjen parazgjedhore, Rama tha se është normale që aleatët e vegjël të kërkojnë gjithmonë e më shumë pasi duan të rriten, por ai siguroi se janë të kënaqura.

“Është normale që aleatët vegjël të kërkojnë më shumë se duan të rriten. Mua, Milo më është dukur mjaftueshmërisht i kënaqur. I rëndësishëm është fakti me partinë Demokracia Sociale kemi firmosur një marrëveshje që do i qëndrojmë pikë për pikë. Milo është shprehur i kënaqur edhe pse do kishte dashur me shumë”, tha Rama.

RAMA: DO MBROJMË ÇDO VOTË. SHQIPËRISË I DUHET NJË LIDERSHIP I RI! 
Kryesocialisti Edi Rama theksoi se PS do mbrojë si asnjëherë më parë çdo votë, ndërsa theksoi se Shqipërisë i duhet një lidership i ri
“Ne nuk do jemi pjesë e makijazhit të KQZ dhe do mbrojmë si asnjëherë më parë, cdo votë për aleancën për Shqipërinë evropian, çdo votë. Ndërkohë që nuk ka pikë dyshimi se edhe ky akt është vazhdë e një zinxhiri veprash antidemokratike dhe anti-shqiptare dhe anti-europiane që e kanë izoluar paraprakisht nga bota demokratike që e kanë kthyer në sëkëlldi të madhe para syve të ndërkombëtarëve, një imazh që shqiptarët nuk e meritojnë. Ndaj Shqipërisë i duhet një lidership i ri që duhet ta ribashkojë me Europë dhe ta çojë para procesin e integrimit, Shqipërisë i duhet program i ri, dhe mes programit tonë dhe kopjes që prezantohet çdo ditë nga ana e një qeverie që nuk ka për të treguar asnjë gjë veç përrallave, shqiptarët do zgjedhin origjinalin dhe aspak kopjen”.

KQZ, RAMA: PREJ DY ZGJEDHJESH, ËSHTË KOMSIONI I VJEDHJEVE, VEGËL E SALIUT 
Rama duke iu bashkuar mendimit të ndërkombëtarëve për kostituimin e KQZ, u shpreh i gatshëm për gjetjen e një zgjidhjeje, pavarësisht se la të kuptohet se nuk ka negociata mes palëve. Rama tha se Berisha mund ta mbajë KQZ, por sipas tij ai nuk do guxojë të prekë votat duke theksuar se historia nuk do të përsëritet

“Ne jemi në një linjë me partnerët ndërkombëtar, KQZ duhet të konstituohet. Nuk kemi asnjë kundërshtim për këtë përmes një dialogu, për ti dhënë procesit një KQZ që të marrë përgjegjësi konsensuale dhe të mos jetë vegël politike e Saliut, në rast se duan të bëjnë këtë jemi të hapur për të gjitha variantet e mundshme për konstituim për ti dhënë ligjshmëri dhe besueshmëri procesit. Ne nuk kemi lidhje me këtë KQZ dhe kjo KQZ do mbajë përgjegjësi për cdo shkelje që do i bëjë procesit. Në nuk po merremi me këtë cështje. Nuk po humbasin asnjë sekond, pasi shqiptarët e kanë të qartë se KQZ kontrollohet nga kryeministër personalisht. Do të jetë edhe kryetar KQZ dhe anëtar, le të jetë dhe ti mbajë. Ne do e mundim thelle. Dhe kush do guxojë të prekë fitoren e thelle do marrë përsipër të paguajë çmimin e guximit. Por nuk besoj se do e ketë kush këtë guxim. Historia nuk do përsëritet. KQZ prej dy zgjedhjesh është komisioni qendror i vjedhjeve”, tha Rama.

"Ne do fokusohemi për rotacionin dhe krijimin e vetëdijes se zgjedhjet do jenë të paprekshme dhe për të larguar farsën nga shteti se cdo kush duhet ë marrë pjesë në zgjedhje ne nuk do i fitojmë zgjedhjet me 10 vota, por me aq vota sa do i japim shqiptarëve një shumicë që të bëjë ndryshimin radikal", shtoi Rama.

RAMA: RAPORTI I BB PER ANALFABETIZMIN TEK NE BOMBE ME SAHAT 
Bombë me sahat për të ardhmen e vendit e ka quajtur kreu i PS-së, raportin më të fundit të BB për nivelin e analfabetizmit në Shqipëri.

“Dua të vë theksin tek një e dhënë më shumë sesa dramatike që vjen nga raporti më i fundit i BB, ku vlerësohet se 57% e 15 vjecarëve janë analfabetë funksionalë, plagë e rëndë që shkon duke u thelluar, por ju siguroj se kjo shifër më ka tronditur thellësisht dhe është një tronditje që bëhet e shumëfishtë kur e sheh këtë nga këndvështrimi i asaj që mund t’i shkaktojë vendit, ekonomisë, një bombë e tillë me sahat”,-tha Rama në nisje të bashkebisedimit te tij me gazetarët.

Sipas tij bëhet fjalë për ata të rinj që dinë shkrim e këndim, por që nuk mund ta vënë atë në funksionim.

”Çfarë pritet më shumë nga një qeveri për një rezultat katastrofë. Më dramatik është mohimi nga ana e qeverisë dhe kthimi i debatit që bazohet në raport të BB në një debat ku hidhet sasia e radhës e baltës mbi opozitën”,- tha ai.

Sipas Rames niveli është shumë më dramatik sesa duket, e për këtë duhen masa urgjente.

No comments:

Post a Comment