4/11/13

Zgjedhje 2013 :Koalicionet, Lesi: Ofertë dashamirëse nga miku i vjetër Rama. Do ta shqyrtoj me kryesinë


Kreu i LDK-së, Nikoll Lesi ka pranuar se ka marrë një ftesë nga kreu i PS-së, Edi Rama për koalicion me socialistët.
Në mbyllje të takimit, nga selia e PS, Lesi ka deklaruar se ka qenë takim miqësor me atë që ai e ka cilësuar mik të vjetër.
“Takim miqësor, si miq të dikurshëm të vjetër, ai ka qenë bashkëpunëtor i mirë i gazetës Koha Jonë’, folëm edhe për situatën politike dhe pranoj se kam një ftesë nga Rama”- ka thënë ai.

Sipas Lesit, oferta e bërë ka qenë shumë dashamirëse. “Në cilësinë e kreut të LDK do ta shqyrtoj me kryesinë, për të arritur në një përgjigje zyrtare, oferta shumë dashamirëse, me Ramën jemi miq të vjetër” – tha ai.
Pyetur për debatin më të fundit për zëvendësimin e anëtarit të LSI-së, nga KQZ, Lesi ka deklaruar prerë e shkurt: ”Nuk më duken serioze. Kaq mund të them’.

No comments:

Post a Comment