4/11/13

Zgjedhjet 2013 :Berisha në Kashar,Ne zhvillojmë Shqipërinë, Rama le të hajë ngjalat


Kryeministri Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me banorë të Kasharit u shpreh se Shqipëria vend i zhvilluar mund të bëhet vetëm me një Shqipëri rurale të zhvilluar teksa ka sulmuar kreun e opozitës Edi Rama.

"Qeveria do të bëjë gjithçka për zhvillimin dhe modernizimin e mëtejshëm të sektorit të bujqësisë në të gjithë vendin", ndërsa, duke iu referuar kreut të opozitës, ai u shpreh se para se të largohej nga bashkia e Tiranës ka lënë 250 kilometra rrugë dhe rrugica të pa shtruara në kryeqytet. Prandaj, tha Berisha, "le t’i lëmë Ramës të hajë ngjalat dhe ne të merrremi me investimet", tha Berisha



Berisha u shpreh sebanorët e Kasharit, në një hark kohor të shkurtër, kanë arritur ndryshimet më të mëdha dhe më të pabesueshme pak vite më parë. Kryeminsitri nënvizoi se ka udhëtuar shumë këto ditë me qëllim për të njohur direkt nga banorët problemet e tyre, hallet e tyre, për të marrë mendimet e tyre se ç’duhet të bëjmë në 4 vitet që vijnë.

“Kashari është komuna që me një shpejtësi marramendëse zhvillimi ia doli të shndërrohet në qendrën e 9-të më të madhe të vendit. Sot keni lënë prapa për zhvillimin, fuqinë ekonomike, qytete të tjera, që dikur quheshin të kategorisë së parë. Këtu qëndrojnë në themel lumenjtë e djersës suaj, përkushtimit tuaj, dashurisë dhe sakrificave tuaja për Kasharin. Këtë periudhë kam udhëtuar shumë me qëllim për të njohur direkt nga banorët problemet e tyre, hallet e tyre, për të marrë mendimet e tyre se ç’duhet të bëjmë në 4 vitet që vijnë për të bërë më shumë për projektin tonë të Shqipërisë së zhvilluar", tha Berisha.

No comments:

Post a Comment