5/7/13

Arben Malaj jashtë listës së PS


Një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Socialiste, Arben Malaj është lënë jashtë listës së PS për deputete për zgjedhjet e 23 qershorit.
Malaj ka vendosur të kandidojë si deputet i pavarur në Vlorë.
Vetë deputeti, Arben Malaj la para kohe mbledhjen e Kryesisë së Partise Socialiste tha se vendimi që e la jashtë listës ishte tërësisht individual i Edi Ramës.

“Ky nuk është fundi im në politikë, pasi kam vendosur të dalë si kandidat i pavarur.  Mendoj që ky do të jetë fundi i neodiktatorëve në politikë. Vendimi ishte individuai i Edi Ramës”- tha Malaj.
Sipas ish deputetit te PS, shumë nga nga ata që Rama i promovon me parafabrikat, që nuk kanë asnjë angazhim dhe kontribut, por thjeshtë që janë të nënshkruar kishin kohë që dilnin  garant se do ta zhduknin Malajn nga politika.
“Neodiktaturat janë bërë të rrezikshme për demokracinë në vend.”- tha Malaj, i cili paralajmëroi një konferencë për shtyp paraditen e nesërme.
Po ashtu jashtë listës së PS-së është lënë edhe një tjetër figurë e njohur e PS-së, Arben Isaraj.

No comments:

Post a Comment