6/21/13

Mbyllet fushata e PD

Partia Demokratike po mban në këto momente në Tiranë mitingun e saj përmbyllës të fushatës zgjedhore. Kryeministri Sali Berisha ftoi shqiptarët, pa dallime politike, që të bashkohen me 23 qershor për të garantuar ëndrrën e shqiptarëve, Shqipëria vend i zhvilluar.

 “Jemi mbi gjysmëmilion, por me datën 23 qershor duhet të jemi të gjithë së bashku, dhe unë jam këtu për tu garantuar se ne ëndrrën më të bukur të shqiptarëve, të Shqipërisë vend i zhvilluar, Shqipërisë zonjë, siç e quante Sami Frashëri, do ta bëjmë realitet për çdo shqiptar pavarësisht nag bindjet e tij.””- tha Berisha.
Shkollim cilësor, punësim masiv, kredi të buta për të rinjtë, shkolla, terrene sportive, mbështetje për fermerët, biznesin e huaj dhe vendas, ishin disa nga premtimet, tek të cilat u ndal kreu i qeverisë  Berisha.
Berisha tha se katër vitet që vijnë do të bëjë gjithçka për të liberalizuar vizat me Shtete e Bashkuara të Amerikës.
“Të bashkohemi në numrin 44. Unë bekimin më të madh të këtij numri dhe të zotit e konsideroj faktin se zoti dhe 44 më dhanë mundësinë mua të jem shërbëtor i përvuajtur i palëkundur, i interesave, aspiratave dhe idealeve tuaja. Ky ishte bekimi më i madh dhe viti 44 për Sali Berishën”- theksoi kryeministri.

No comments:

Post a Comment