4/10/13

Komisioni i Ligjeve 'liron' anëtarin e LSI nga KQZ. Naço: PD nisi manipulimin e zgjedhjeve


Komisioni i Ligjeve miratoi lirimin nga detyra të anëtarit të propozuar nga LSI-ja në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pas daljes së Lëvizjes Socialiste për Integrim nga qeveria.

Televizioni "News 24" zbardhi më herët kërkesën zyrtare të PD-së për shkarkimin e anëtarit të propozuar nga LSI në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kërkesa e firmosur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Pazoti, i drejtohet kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, të cilës i kërkohet të nisin pa vonesë procedurat e zëvendësimit të anëtarit të KQZ-së Ilirjan Muho, më qëllim respektimin e baraspeshimit politik në komision.



PD-ja kërkoi sot shkarkimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të përfaqësuesit të LSI-së, pasi tashmë sipas saj, është mbyllur kontrata politike me PD-në. Nga ana e saj, vetë KQZ-ja ende nuk ka një vendim zyrtar për zëvendësimin e anëtarit të LSI-së me atë të PR-së, e cila dje dorëzoi kërkesën e saj pranë këtij institucioni.

Partia Republikane dorëzoi dje në Komisionin Qendror Zgjedhor, kërkesën për të pasur të drejtën e një anëtari. Nisur nga rezultati i 2009-ës, PR rezulton të jetë partia e dytë për nga rëndësia në kampin e djathtë pas asaj demokratike. Në një kohë që LSI-ja rikonfirmohet e dyta edhe në opozitë, duke ruajtur komisionerin e saj në administrimin zgjedhor, jashtë loje del PBDNJ-ja, e cila renditet në vend të tretë. Pavarësisht aleancave të mundshme që mund të bëjë kreu i kësaj force, vendet në administratën zgjedhore janë zënë.

NAÇO: ZGJEDHJET NE RREZIK,  KA NISUR MANIPULIMI
Deputeti i LSI-së, Nasip Naço në një prononcim për gazetarin e News24, Arbër Hitaj tha se kërkesa e mazhorancës është e paligjshme pasi në të kërkohet lirim dhe jo shkarkimi i Ilirjan Muhos. Naço vlerësoi se LSI ka qenë dinjitoze gjatë koalicionit me PD dhe ka zbatuar marrëveshjen. Deputeti i LSI deklaroi se PD nuk ka arsye ligjore që të heqë anëtarin e LSI-së nga KQZ duke thekuar se në ndryshimi mes partisë ku ai bën pjesë dhe PD është se LSI respekton ligjin.

“Që në moment që thoni lirimi është dicka e paligjshme pasi në nenin 14 thuhet emërimi dhe në nenin 18 thuhet shkarkimi. Veprimi është i paligjshëm, pasi nuk është në përputhje me ligjin. Zëvendësimi bëhet vetëm në bazë të ligjit, kur një anëtar jep dorëheqjen kur merret me aktivitet politik apo kur nuk vete më shumë se dy herë në KQZ. Pra kryekëput nuk kishte kërkesë ligjore, por antiligjore nga mazhoranca, që do thotë se juristët e saj nuk e mbronin dot, pasi kishin vetëm argumentet politike. Zgjedhjet kanë filluar të rrezikohet pasi kanë filluar hapat për manipulim” the Naço.

Sipas Naços manipulimi po bëhet nga mazhoranca që parashtroi sot kërkesën për largimin e anëtarit të LSI nga KQZ, duke theksuar se më këtë veprim është shkelur kryekëput ligji, me pretendimin e balancimit të pushteteve.

PR PROPOZON 2 KANDIDATURA PËR KQZ, PRITET VOTIMI NË KUVEND 
Partia Republikane këmbëngul në qëndrimin e saj për të pasur anëtar në KQZ. PR thekson se duhen dy kandidatura për një anëtar në KQZ duke propozuar Klement Zgurin dhe Patriot Çobon për anëtar të KQZ.

Propozimi vjen një ditë pasi PR dorëzoi në Komisionin Qendror Zgjedhor, kërkesën për të pasur të drejtën e një anëtari. Nisur nga rezultati i 2009-ës, PR rezulton të jetë partia e dytë për nga rëndësia në kampin e djathtë pas asaj demokratike.

Pas seancës dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për dy kandidatët e PR, u vendos që Zguri dhe Çobo të kalojnë për votim në Kuvend .

PD: S’KA BALANCË NË KQZ, PS: VEPRIMI ANTILIGJOR 
Mbledhja e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me debate dhe replika të forta pas kërkesës së PD-së për lirimin ose jo nga detyra të anëtarit të propozuar nga LSI-ja në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pas daljes së Lëvizjes Socialiste për Integrim nga qeveria.

Deputeti i PD-së Genci Strazimiri paraqiti kërkesën e mazhorancës para anëtarëve të komisionit me argumentin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka balancë pas largimit të LSI nga koalicioni me PD.

Si replikë deputeti Fatmir Xhafaj e quajti veprimin antiligjor dhe goditje të rëndë për standardet demokratike. Sipas, Xhafaj veprimi i mazhorancës ka qëllime politike dhe aspak juridike.

Deputeti Pandeli Majko nga ana e tij tha se me kërkesën e saj PD pretendon se po parandalon manipulimin e zgjedhjeve, por sipas tij me një veprim të tillë, Ilirjan Muhos i ndërpritet mandati dhe nuk lirohet nga detyra sic parashikohet edhe në Kodin Zgjedhor.

Damian Gjiknuri akuzoi kryeministrin e vendit Sali Berisha duke e etiketuar si ‘Hitler’. Sipas Xhiknurit Kuvendi po kthehet në ‘xhelat’, duke shtuar se pavarësisht kërkesës së PD-së, cdo vendim që do të marrë KQZ nuk ndikon në zgjedhje, pasi sipas tij do i fitojë PS.

Ligjvënësi demokrat Fatos Hoxha u shpreh i befasuar nga sjelljet e deputeteve të PS duke thënë se “është e paparashikueshme, formula e ngjalës që Rama po kërkon të zbatojë.

Daputeti Saimir Tahiri (PS) u shpreh se përderisa policia rreh njerëzit atëherë nuk duhet pyetur as për parime dhe për ligj.

Deputeti i LSI-së, Nasip Naço tha se kërkesa e mazhorancës është e paligjshme pasi në të kërkohet lirim dhe jo shkarkimi i Ilirjan Muhos. Naço vlerësoi se LSI ka qenë dinjitoze gjatë koalicionit me PD dhe ka zbatuar marrëveshjen. Deputeti i LSI deklaroi se PD nuk ka arsye ligjore që të heqë anëtarin e LSI-së nga KQZ duke thekuar se në ndryshimi mes partisë ku ai bën pjesë dhe PD është se LSI respekton ligjin.

Si replikë, deputeti Enkeleid Alibeaj tha se mandati është i mazhorancës dhe jo i LSI.

RAMA: PREKJA E KQZ-se ME DHUNE ANTIKUSHTETUESE 
Kryetari i PS-së Edi Rama e cilëson si antikushtetuese ndërhyrjen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Rama thekson se “prekja e KQZ me dhune antikushtetuese tregon se ç'regjim do shporrim në 23 qershor e çfarë paniku e ka mbërthyer Saliun në vetminë e madhe!”.

“Asgjë se shpëton pushtetin e partisë familjare të Saliut, prekja e KQZ rrënon ende më shumë institucionin e zgjedhjeve dhe imazhin e vendit!”,- përfundon Rama.

MANJANI: KËRKESA E PD CËNON ZGJEDHJET 
Nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani ka komentuar sot pretendimet e PR për të pasur të drejtën e një anëtari, pas daljes së LSI-së nga koaliconi me PD, pasi është forca e dytë më e madhe në koalicionin mazhoritar dhe deklaratat e PD-së se anëtari i LSI-së në KQZ duhet të dorëhiqet. Sipas tij, zgjedhja e cdo anëtari është bërë konform Kodit Zgjedhor dhe politika nuk mund të ndërhyjë për të ndryshuar anëtarët.

“PR nuk kërkon anëtarë të KQZ. KQZ është ndërtuar mbi bazën e kodit zgjedhor konsensual, partitë nuk kanë punë me axhendën dhe anëtarët e KQZ që mbrohen me ligj, ata emërohen dhe shkarkohen nëse nuk kryejnë detyrën. Është cështje juridike, politika nuk ka punë. KQZ është standardi nr.1 i lirisë në procesin e zgjedhjeve”, tha ai.

Cdo ndërhyrje, sqaroi Manjani cënon standardet e procesit të zgjedhjeve. “Tendenca për ta ndryshuar përbërjen e tij është një standard për të cenuar procesin e zgjedhjeve”.

No comments:

Post a Comment