4/7/13

Rama: Asnjë kusht për marrëveshjen me LSI


Kreu i PS-se, Edi Rama ka perseritur sot se synimi i pare eshte largimi i Berishes, duke deklaruar se PS eshte e vendosur te zgjeroje edhe me tej koalicionin.
Deklarata u be pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ayala, ne nje konference per mediat.
“Sot kemi një koalicion që është më i madh dhe përballë kemi një kundërshtar të vetmuar. Jemi të vendosur të zgjerojmë edhe më shumë koalicionin dhe nga ana tjetër ta lëmë edhe më të vetmuar kundërshtarin.”

Duke e cilesuar koalicionin me LSI te shendetshem, Rama ka theksuar se ai u jep shqiptarëve sigurinë e munguar për votën e tyre dhe e dobëson konsiderueshëm forcën manipuluese të kundërshtarit që për dy zgjedhje rresht është imponuar përmes manipulimeve duke përfituar edhe nga ndasia jonë që tashmë i përket të shkuarës.
“Vota opozitare e abuzuar dhe e vjedhur në të shkuarën, sot është më e sigurtë se anjëherë tjetër. Asgjë tjetër nuk ka ndryshuar nga zotimet tona të programit të Rilindjes për një Shqipëri ndryshe”, tha Rama.
Sipas tij, marreveshja me LSI nuk eshte e kushtezuar nga asnje kusht, qofte nga LSI, qofte nga PS.
Ai ka theksuar se pas zgjedhjeve qeveria do te kryesohet nga Partia Socialiste.

No comments:

Post a Comment