4/11/13

Zgjedhjet 2013:E majta braktis mbledhjen, bllokohet KQZ, Biba e Shtylla: Mos na trajtojë politika si kukulla lecke!


“KQZ-në nuk e do të pavarur politika. Kjo sot është një ditë e zezë”. Kështu e ka cilësuar nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, vendimin për lirimin nga detyra në KQZ, të anëtarit të LSI-së dhe zëvendësimin e tij sot nga Kuvendi.

Mbledhja e KQZ përfundoi sepse anëtarët e majtë në këtë komision u larguan nga mbledhja pas debatit mbi zëvedësimin e anëtarit të LSI në KQZ. Me këtë largim anëtarët e majtë bllokojnë KQZ pasi nuk ka kuorum për të vijuar mbledhjen. Minimumi duhen 4 anëtarë për të vijuar mbledhjen, por pas largimit të anëtarëve të majtë, KQZ ka mbetur vetëm me 3 anëtarë.

“E hoqën kolegun tonë e hoqën si të ishte përfaqësues partie në KQZ. Personalisht jam shumë i tronditur nga ngjarja dhe theksoj se sot ka qenë ditë e zezë dhe do bëhet më e zezë nëse ata në parlament do e votojnë këtë”

Kryetarja Lleshi i bëri thirrje Bibës që të mos vijojë debatin politik pasi është jashtë rendit të ditës dhe në kundërshtim me rregullat.
“Është diskutim politik dhe kjo tavolinë nuk e pranon një diskutim të tillë”.

“Moj zonja kryetare, kjo që ndodhi është shumë e shëmtuar, nuk pajtohem me këtë vendim”, tha Biba.

Në mbështetje të diskutimit të nisur nga Biba vijoi dhe Albana Shtylla.
“Nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asnjë gjë. Këta anëtarë po trajtohen si kukulla lecke dhe sa herë që i gjithëpushtetshti kërkon të ndërrojë anëtarët e KQZ. Janë në kundërshtim të plotë nga çka thënë partneri ndërkombëtar. Është në nderin tonë t’i përmbahemi raporteve të OSBE-ODHIR, që thotë larg duart nga KQZ. Ju ftoj të reagoni se jo pak herë me fjalë keni kërkuar që politika të rrijë larg KQZ, bëjeni këtë me vepra dhe jo me fjalë të bukura, zonja kryetare”, tha Shtylla.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Njazi Kosovrasti që vuri në dukej se anëtarët e PS po shkelin rregullat në mbledhje.
“Mënyra sesi e filluat mbledhjen cënon kodin zgjedhor. Nuk mundeni ju anëtarë të KQZ, të bëni debate politike. Probleme jashtë rendit të ditës i sjellim ne në tavolinën tua”.

Në mbledhjen plot me debate mungoi anëtari i LSI, Ilirjan Muho.

Pas debateve, anëtarët e majtë braktisën mbledhjen e sotme të KQZ.
“Sot më shumë se kurrë në këtë mbledhje duhet të kishin folur anëtarët e KQZ”, tha Gjoncaj.

No comments:

Post a Comment