4/7/13

Kreu i PDIU, takohet vetëm me një nga relatorët e rezolutës çame


Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi pritej të takohet sot me 2 relatorët e Rezolutës Çame , por në pamundësi të relatorit demokrat Fatbardh Kadilli takimi po zhvillohet vetëm me relatorin Qemal Minxhozi

Relatori i PD, Fatbardh Kadilli bën me dije se ka njoftuar për pamundësinë për të marrë pjesë në takim pasi ndodhet për takime me elektoratin në Pogradec. Sipas Kadillit takimi u la të zhvillohej ditën e martë, por më pas u caktua dita e sotme.



Komisioni i Politikës së Jashtme në parlament vendosi të premten që relacioni përfundimtar i rezolutës për zgjidhjen e çështjes çame të paraqitet të martën.

Votimi i rezolutës Çame në parlament është vendosur si kusht nga PDIU për pjesëmarrjen e saj në koalicionet paraelektorale. Gjatë fjalës së tij Vangjel Dule kërkoi bazë parlamentare të aktit të jashtëm për rezolutën.

“Rezoluta çame, protesta nëse Kuvendi s’e miraton”
Shoqata Çamëria paralajmëroi dje protesta në rast se nuk miratohet në parlament rezoluta për të drejtat e komunitetit çam. Kjo shoqatë e konsideroi dje “show” mbledhjen e një ditë më parë në Komisionin e Jashtëm ku u vendos shtyrja e shqyrtimit të kësaj rezolute. “Në Komisionin e Jashtëm pamë një teatër në lidhje me rezolutën e PDIU-së mbi zgjidhjen e çështjes çame. Pamë përpjekjet e paturpshme për një joshje të PBDNJ-së dhe asnjë fjalë për tragjedinë çame. Ne i bëjmë thirrje ndërgjegjes kombëtare të secilit deputet që ta miratojë javën që vjen rezolutën. Nëse do shohim se do përsëritet skenari i viteve të tjera, komuniteti çam paralajmëron shkallëzimin e protestave”, - u shpreh Servet Mehmeti, përfaqësues i shoqatës.

No comments:

Post a Comment