4/11/13

Zgjedhjet 2013:KQZ, Wollfarth,Duam sqarim për vendimin e PD, Sequi, Po shqyrtojmë cështjen


Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth, paralajmëron se do të kërkojë sqarim për vendimin që Komisoni i Ligjeve mori ditën e djeshme për lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së, Ilirian Muho.

Gjatë një prononcimi për mediat ambasadori thekson se duhet shpjeguar baza ligjore me mbi të cilën PD ka ndërmarrë këtë veprim teksa ka kërkuar që institucionet të marrin vendime të kujdesshme dhe me konsensus.

"Aspektet politike varen nga palët politike, por aspektet ligjore duhet të jenë në vëmendje të të gjitha palëve. Duhet të shohim bazën ligjore me të cilën është marrë një vendim i tillë. Do të kërkojmë edhe një sqarim, sigurisht që kjo kërkon kohë dhe për këtë arsye çdo vendim duhet të merret me kujdes të madh dhe konsensus", tha ambasadori Wollfarth



Ambasadori Wollfarth apelon që KQZ të shihet nga palët si një organ apolitik.  "Detyra e anëtarëve të KQZ-së nuk është politike. E rëndësishme është që çdo hap që merret për KQZ të jetë i bazuar në ligj", tha ambasadori Wollfarth.

Për ambasadorin e BE-së Ettore, Sequi është herët për të folur për vendimin e Komisionit të Ligjeve, i cili miratoi dje lirimin nga detyra të anëtarit të LSI-së nga KQZ.

Sequi bëri me dije se BE po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në vend, dhe pasi të shqyrtojë cështjen do të mbajë një qëndrim zyrtar.

Komisioni i Ligjeve miratoi dje lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së, Ilirian Muho, (LSI), si dhe zëvendësimin e tij me një nga dy kandidaturat e paraqitura nga Partia Republikane, Klement Zguri ose Patriot Çoba.

Kërkesa  u kundërshtua ashpër nga opozita, e cila e konsideroi një veprim antiligjor dhe goditje të rëndë për standardet demokratike. Ndërsa, për maxhorancën largimi i LSI-së nga koalicioni qeverisës sjell nevojën e balancimit të komisioneve zgjedhore. Kryeministri Berisha reagoi dje ndaj kësaj situate, duke deklaruar se aleanca PS-LSI kishte qëllim përmbysjen e ekuilibrave në KQZ.

Ndërkohë LSI iu drejtua me një letër trojkes se ambasadoreve te akredituar ne Tirane, ku e vuri ne dijeni per vendimin, duke shprehur shqetesimin se PD po politizon KQZ.

No comments:

Post a Comment