4/9/13

PD: Rama tenton të mbulojë rebelimin brenda PS, fton Internacionalistë të dështuar


Partia Demokratika ka reaguar në lidhje me zhvillimet më të fundit politike branda kampit rozë. Deputeti Gerti Bogdani në një konferencë për shtyp ka sulmuar kryesocialistin Edi Rama se po tenton të mbulojë rebelimin brenda PS-së duke ftuar personalitete të Internacionales Socialiste të dështuar.

“Javën që kaloi z.Rama telefonoi e solli në Tiranë shokët e tij humbës të Internacionales Socialiste, që kanë të njëjtin fat si ai, në një përpjekje te dëshpëruar për te shuar rebelimin që ka nisur ne partinë e tij dhe përpjekjen për të ardhur në pushtet me çdo kusht.
Ata që iu përgjigjen thirrjes se tij kanë të gjithë një gjë te përbashkët: Janë humbës! Z. Papandreu, President i Internacionales Socialiste, mësuesi i pare dhe frymëzuesi i Edi Rames, u detyrua të lërë në mes mandatin e tij të Kryeministrit të Greqisë në vitin 2011, për shkak te krizës ekonomike, ku u zhyt vendi i qeverisur prej tij. Si pasoje e lidershipit të tij prej diletanti dështak, për herë të parë që nga krijimi, partia e madhe greke PASOK sot është katandisur me 12% të elektoratit grek në vendin e tretë. Z.Stanishev, President i Partive Socialiste Europiane, humbi zgjedhjet në Bulgari ne vitin 2009. Një sere skandalesh shoqëruan mandatin e tij si Kryeministër. Z.Pitela, Zv-President i Parlamentit Europian, përfaqësues i Partisë Demokratike në Itali, e cila qysh se u krijua si formacion i të majtëve në 2007, nuk ka ardhur ende në pushtet dhe po dështon edhe në këto zgjedhjet e fundit. Z.Ayala është një apatrid i njohur në Internacionalen Socialiste, por askush nuk e mban mend se kur ai ka fituar një pale zgjedhje”, deklaroi Bogdani para mediave nga kryesia e Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas Bogdanit, Rama humbi zgjedhjet në vitin 2009, dhe humbi zgjedhjet ne vitin 2011, pasi qytetarët e refuzuan.

“Ai i ftoi këto ditë për ta shpëtuar nga rebelimi i njerëzve të tij që deklarojnë se duan të shpëtojnë nga Rama, por nuk po e heqin dot dhe mezi presin 23 qershorin ti japin duart. Edi Rama ka një zakon të vjetër; ai merr këshilla vetëm nga humbësit, lista e të cilëve është shumë e gjatë. Ndaj nuk është çudi që këshillat e tij tani të vijnë edhe nga Kuba apo Venezuela”, përfundon Bogdani.

No comments:

Post a Comment